SHBA, vetëvritet regjisori Tony Scott

20/08/2012 08:20

Regjisori hollivudian Tony Scott, i famshëm për shumë filma mes të cilëve edhe ‘Top Gun’, ka vrarë veten duke u hedhur nga një urë e Los Angeles.

68-vjeçari fitoi famën në vitet ’80 falë një serie filmash aksion si ‘Crimson Tide’, ‘Days of Thunder’ dhe ‘Beverly Hills Cop II’.

Sipas autoriteteve policore, Scott është hedhur nga ura Vincent Thomas rreth orës 19.30 të ditës së dielë.

Scott gjithashtu ka shumë filma me aktorin Denzel Washington, përfshirë ‘Man on Fire’ dhe ‘Unstoppable’.

Gjatë kësaj kohe, mendohet se Tony Scott po punonte për vazhdimin e filmit ‘Top Gun’ me Tom Cruise.

Top Channel