Rihanna: E dashuroj ende Chris Brown

20/08/2012 10:40

Rihanna është ndarë në mënyrë të bujshme nga Chris Brown para tre vitesh, por këngëtarja ka pranuar në një intervistë për Oprah Winfrey se ende e dashuron ish-partnerin e saj edhe pse është rrahur nga ai.

24-vjeçarja deklaroi: “Jemi ende shokë shumë të mirë dhe kemi rifituar besimin tek njëri-tjetri. E duam njëri-tjetrin dhe ndoshta kështu do të jetë gjithmonë.”

Duke kujtuar edhe një herë episodin e dhunshëm, Rihanna theksoi: “Ishte poshtëruese dhe aty humba shokun tim më të mirë. Gjithsesi që nga viti 2011 kemi rindërtuar edhe një herë marrëdhënien tonë shoqërore dhe jemi sërish miq të mirë. Është e vështirë për mua sa herë që takohem me të sepse e dashuroj ende.”

Këngëtarja nga Barbados nënvizoi se Brown është në një lidhje për momentin dhe nuk do të bëjë asgjë për të ndarë reperin nga e dashura e tij.

Top Channel