Jeta “e zakonshme” e Holmes-Suri

16/08/2012 13:30

Si vajza e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes, 6-vjeçarja Suri, deri së fundmi nuk e dinte se çfarë do të thonte të fluturoje me avion të zakonshëm.

Megjithatë, pas divorcit të prindërve, tashmë nuk ka më avion privat për të miturën, e cila po nis të bëjë një jetë më të zakonshme përkrah nënës së saj.

Katie dhe vajza u fotografuan ditën e premte në mbërritjen e tyre në aeroportin e Nju Jorkut, duke mbajtur vetë valixhet dhe palltot e tyre drejt terminalit.

Edhe një imazh i tillë është i rrallë, pasi në të shkuarën familja Cruise-Holmes ka pasur shërbëtorë të punësuar për të bërë gati valixhet dhe për t’i transportuar ato nëpër aeroporte.

Pasi u larguan nga vila e Cruise në Los Anxhelos, Suri dhe Holmes tashmë jetojnë në Nju Jork.

Top Channel