Martohet për herë të tretë Michele Placido

15/08/2012 00:00

Aktori i njohur italian, Michele Placido ka thënë ‘Po’ për herë të tretë
teksa është martuar me aktoren 29-vjeçare Federica Vincenti.

Ceremonia ka qenë tërësisht tradicionale, që nga kostumet, tek hedhja e orizit apo te “Ave Maria” e famshme e kënduar nga i ftuari i nderit i dhëndrit Albano Carrisi. Michele Placido, 66 vjeç dhe Federica Vincenti, 29 u martuan në kishën e San Nicola, në Cisternino, me pjesëmarrjen e të ftuarve të shumtë VIP, miq të aktorit të madh.

Placido i veshur me një xhaketë të bardhë dhe pantallona të errëta, ndërsa nusja me fustan të bardhë edhe vello të gjatë, kanë thënë ‘Po’ në një ceremoni fetare, e cila është mbyllur me një ‘Ave Maria’ nga Albano Carrisi.

 

Top Channel