Ndahet nga jeta kryeredaktorja e “Cosmopolitan”

13/08/2012 23:55

Helen Gurley Brown, Kryedaktore e revistës “Cosmopolitan” dhe autore e “Sex and the Single Girl”, ka vdekur në moshën 90-vjecare, bëri me dije botuesi i revistës, Hearst.

Brown vdiq në Nju Jork, pak pasi u shtrua në spital.

Punësuar nga Hearst për të drejtuar “Cosmopolitan” rreth tre vjet pas best-sellerit të saj të vitit 1962, ajo redaktoi revistën për 32 vjet.

Nën drejtimin e saj, revista u bë e famshme për të inkurajuar gratë që të bënin seks, pavarësisht nga statusi martesor.

Brown tha se qëllimi i saj ishte t’i tregonte lexuesit “se si të marrësh çdo gjë nga jeta. Para, njohje, sukses, burrat, prestigj, autoritet, dinjitet, çdo gjë ajo është duke kërkuar”.

Top Channel