Gascoigne, përsëri në rehabilitim

13/08/2012 18:50

Një prej futbollistëve më të talentuar të brezit të tij, anglezi Paul Gascoigne ka mbërritur në një prej pikëve më të ulta të jetës së tij.

Një legjendë e viteve 1980-90, ish-mesfushori u shtrua me urgjencë në rehabilitim, pasi përfundoi në gjendje të pandërgjegjshme nga përzjerja e një sasie të madhe xhini me valium.

45-vjeçari u duk i rënuar një javë më parë, ndërsa u fotografua nga një gazetë lokale në Boskombe, Dorset.

Disa miq të lojtarit u shprehën se ishin të shqetësuar për jetën e tij, pasi miksi i pijeve dhe drograve e kishin bërë së fundmi tërësisht të papërgjegjshëm dhe pothuajse të paaftë për t’u ngritur nga krevati mëngjeseve.

Një mik i afërt, deklaroi në shtypin anglez: “Niste çdo ditë me nga një shishe xhin. Mendoj se ishim me fat që e gjetëm Gazën në atë gjendje, sepse nëse do ta kishim kapur më vonë, nuk dua as të mendoj se çfarë mund të kishte ndodhur”.

Top Channel