Djali i Tom Cruise në hapat e të atit

13/08/2012 11:20

Djali i Tom Cruise, Connor Cruise, do të shfaqet në ekranet e kinemasë për herë të parë me një rol të rëndësishëm.

17-vjeçari do të interpretojë Daryl Bates në filmin ‘Red Dawn’, një film aksion, zhanër ku u bë i famshëm Tom Cruise me filma si ‘Top Gun’ dhe ‘Mission Impossible’.

Connor Cruise ka debutuar për herë të parë në kinematografi në vitin 2008, në filmin ‘Seven Pounds’, ku protagonist ishte Will Smith.

Filmi ‘Red Dawn’, që do të dalë në kinematë amerikane më 21 nëntor, tregon historinë e disa adoleshentëve amerikanë që kërkojnë të shpëtojnë Uashingtonin nga ushtarët koreano-veriorë.

Tom Cruise dhe Nicole Kidman kanë adoptuar Connor-in në vitin 1995, gjashtë vite para se të ndaheshin.

Top Channel