Alonso zëvendëson shpejt ish-gruan

13/08/2012 19:20

Si një pilot dhe kampion i Formulës 1, Fernando Alonso është mësuar tashmë me prezencën e shumë femrave të bukura përreth tij.

Megjithatë, spanjolli u duk shumë i qetë dhe i kënaqur në shoqërinë e të dashurës së tij të re, modeles ruse Dasha Kapustina, me të cilën u fotografua në fundjavë gjatë pushimeve të tyre pranë Majorkës.

31-vjeçari, i cili sapo i ka dhënë fund një martese 5-vjeçare me ish-partneren e tij, vendosi të kalonte ditët e relaksit në shoqërinë e ruses dhe me një grup miqsh, në jahtin e tij personal.

22-vjeçarja Dasha tregoi linja të mrekullueshme, ndërsa pavarësisht kohës së shkurtër bashkë, çifti dukej sikur kishte krijuar një intimitet dhe “feeling” të admirueshëm.

Kryesuesi i renditjes së Formulës 1, lajmëroi për përfundimin e lidhjes së tij me këngëtaren Raquel del Rosario në dhjetor 2011, por ish-bashkëshortët kanë mbetur që prej atëherë miq të mirë.

Top Channel