Usain Bolt, tregon aftësitë si DJ

12/08/2012 19:21

Pasi ka qëndruar në fshatin Olimpik, ndërsa shumë atletë të tjerë janë fotografuar duke festuar jashtë, edhe Usain Bolt u shfrenua së fundmi.

Fitues i trefishtë i medaljes së artë në vrapim, është ftuar nga “Puma Yard”, në Brick Lane, ku ka nxjerrë në pah aftësitë e tij të mahnitshme si MC dhe DJ.

25-vjeçari dëshmoi se ai nuk është vetëm njeriu më i shpejtë në botë, por ai gjithashtu mund të përpunojë një turmë me aftësitë e tij prapa paisjeve muzikore.

Ashtu si një yll repi i vërtetë, ai u tregoi të gjithëve se ç’mund të bënte me mikrofonin dhe mikserin.

Pasi mbaroi detyrën e tij Bolt i’u bashkua shokëve të tij atletë në një klub në qendër të Londrës ku festoi gjatë natës.   

Top Channel