Tajvan, ‘martesë’ lesbo-budiste

Zhvillohet në Tajvan, martesa e pare lesbike në një ceremoni budiste.

Nuk bëhet fjalë për një martesë që e njeh edhe ligji, por për një bekim. Qeveria e Tajvanit nuk njeh martesat e të njëjtit seks.

Shkëmbimi i unazave mes dy vajzave Huang Mei-yu e You Ya-ting u bë në një tempull në Taoyuan, në veri të vendit. Dy të rejat vendosët që të martoheshin në publik, me shpresën që Tajvani të bëhet vendi i parë aziatik që njeh martesat homoseksuale.

Vajzat u fotografuan edhe me Chu Hui-chen, nënën e një vajze që vrau veten majin e shkuar në Tajvan.

Top Channel