Pse boksierët nuk mbajnë mjekër

10/08/2012 18:50

Keni parë ndonjëherë boksier amator me mjekër? Mos u mundoni të sforconi kujtesën sepse nuk do të arrini dot kurrë të gjeni një shembull.

Mungesa e mustaqeve apo mjekrës nuk është një modë mes boksierëve joprofesionistë, por një rregull i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Arsyeja është se prania e qimeve të dendura në fytyrë do të shkaktonte dëmtime tek kundërshtari në rastet e “lidhjes” së boksierëve.

Gjithashtu mjekra do e pengonte arbitrin të shikonte çarjet në fytyrë duke rrezikuar kështu vetë boksierin.

Jo të gjithë janë dakord me këtë rregull, ose më mirë të themi që boksierët muslimanë nuk janë dakord.

Në kohët e fundit një grup boksierësh të komunitetit sikh i dërgoi një letër Komitetit Olimpik Ndërkombëtar duke i kërkuar heqjen e kësaj norme, por letra nuk u mor parasysh.

Top Channel