Një ekzemplar “pygocentrus nattereri”, më mirë i njohur si piranja i kuq, peshku-predator që jeton në lumenjtë dhe moçalet e Amerikës jug-lindore, është peshkuar së fundmi në ujërat e lumit Evros.

Lumi në fjalë ndodhet në veri të Greqisë dhe përshkon shumë kilometra deri në kufirin me Turqinë.

Sipas ekspertëve, piranja ka përfunduar në lumë pasi pronari ka dashur të heqë qafe akuariumin duke e derdhur atë në ujërat e Evrosit.

Top Channel