Konkurs bukurie në mes të fluturimit

09/08/2012 14:20

Një agjensi fluturimi vietnameze ka vendosur që përveç filmave dhe ushqimit, pasagjerëve të saj tu ofrojë edhe një konkurs bukurie në mes të fluturimit.

Pasagjerët menjëherë nxorën telefonat celularë për të regjistruar bukuroshet në avionin e VietJetAir, të cilat për 3 minuta kërcyen para spektatorëve-pasagjerë (VJA).

Edhe pse i dha klientëve diçka për tu mbajtur mend, agjensia e fluturimeve është gjobitur me 800 dollarë pasi videoja e këtij konkursi është publikuar në internet dhe po qarkullon në të gjitha rrjetet sociale.

Shefi i Aviacionit Civil të Vietnamit theksoi: “Ishte një gabim nga agjensia lejimi i një spektakli të tillë.

Një zyrtar i agjensisë u justifikua kështu: “Ishte fluturimi ynë i parë drejt një qyteti bregdetar, kështu që vendosëm të fusnim disa vajza me bikini për të përmirësuar shërbimet ndaj klientit.”

Top Channel