Kinë, nusja me kostum dhe dhëndrri me fustan

09/08/2012 13:30

Një çift në Kinë ka habitur të gjithë kur për setin fotografik të dasmës kanë vendosur të veshin rrobat e njëri-tjetrit.

Në këtë mënyrë dhëndrri veshi fustanin e bardhë me vello, ndërsa nusja u fut në kostumin e zi.

Cifti ka pozuar në prillin e vitit të kaluar, por i postoi fotot vetëm kohët e fundit për të festuar përvjetorin e martesës.

“Pasi i mbajtëm sekret këto foto për një vit, vendosëm që t’i ndanim me shoqërinë. Fotot e dasmës bëhen vetëm një herë në jetë dhe donim të bënim diçka të veçantë. Bashkëshortin e kam shumë të përkushtuar dhe pranon çdo kërkesë timen. Kur i tregova se çfarë kisha ndërmend, ai pranoi menjëherë”, deklaron nusja.

Top Channel