Stërvitja e një kampioni garash në 10 000 m

08/08/2012 13:10

Mo Farah është i pari atlet që ka fituar medaljen e artë në garën e 10 000 metrave për Britaninë e Madhe dhe ka zbuluar sekretet e stërvitjes së tij në SHBA.

Atleti me origjinë somaleze vrapon plot 200 kilometra në javë dhe pas çdo seance stërvitjeje futet në një dhomë të posaçme me kriogjen që ndihmon rigjenerimin e muskujve.

“Stërvitem katër herë në javë dhe gjithashtu kam një trajner psikologjik. Gjithashtu teknika ime e vrapimit analizohet nga një biomekanik sportiv”, shprehet Mo Farah për ‘Daily Mail’.

Në lidhje me dietën e tij ushqimore, atleti shprehet: “Nuk kam një dietë speciale. Ha shumë proteina pas një vrapimi. Më pëlqejnë shumë makaronat.”

Top Channel