Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Çifti midis Princit William dhe Kate Middleton është një prej më të preferuarve në Francë, krejt ndryshe nga ai midis ish-presidentit Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni.
Të vendosur ballë për ballë, shumica dërrmuese e francezëve do të harronin rivalitetin historik me britanikët, duke zgjedhur pikërisht pasardhësin e fronin anglez.
Në një anketë të kryer nga revista franceze e modës “Gala”, në lidhje me çiftet e martuara, më popullori për francezët ishte ai midis Jean Dujardin, ylli i filmit “Artisti” dhe i gruas së tij gjithashtu aktores, Alexanda Lamy.
William dhe Kate renditen menjëherë pas tyre, duke lënë pas dyshe të tjera të njohura si ajo midis Barack-Michelle Obama apo Brad Pitt e Angelina Jolie.
Ish-presidenti Sarkozy dhe gruaja e tij supermodele, mbeten popullorë për vetëm 3% të francezëve.
Lista e çifteve më të preferuar në Francë
1. Jean Dujardin-Alexandre Lamy 17%
2. Princi William-Kate Middleton 13%
3. Guillaume Canet-Marion Cotillard 12%
4. Barack dhe Michelle Obama 12%
5. Brad Pitt-Angelina Jolie 9%
6. Princi Albert i Monakos-Charlene 4%
7. Jamel Debbouze-Melissa Theuriau 3%
8. Nicolas Sarkozy-Carla Bruni 3%
9. Celine Dion-Rene Angeli 1%
10. Johnny dhe Laetitia Hallyday 1%
Të pavendosur 25%
Top Channel