Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Dy kompani amerikane të prodhimit të ilaçeve kanë njoftuar se do të ndërpresin zhvillimet për prodhimin e një ilaçi kundër Alzeimerit, pasi proçesi ka dështuar në dy fazat e fundit.
Bapineuzumabi, i prodhuar nga kompanitë “Pfizer” dhe “Johnson & Johnson”, ishte projektuar për të ndalur zhvillimin e pllakës bakteriale në tru.
Por ilaçi dështoi në përmirësimin e njohjes së performancës funksionale krahasuar me hapjen qetësuese në pacientë të caktuar.
Alzeimeri është forma më e zakonshme e sëmundjeve mendore, si dhe i gjashti mes shkaqeve të vdekjes në Shtetet e Bashkuara.
Të paktën 36 milionë persona në mbarë botën dyshohet se vuajnë nga probleme mendore, përfshirë këtu Alzeimerin.
Të dyja firmat njoftuan më 23 korrik se testi i parë i një versioni të Bapineuzumabit kishte dështuar.
Në këtë studim u testuan njerëzit me një gjen që përmban një rrezik të madh të Alzeimerit. Por rezultatet e tij ishin njësoj me dy teste të tjera të kryera mbi gjene normale, që u testuan më vonë.
Top Channel