Facebook numëron 83 milionë, ose 8.6 për qind e totalit të përdoruesve, abonentë-fantazmë.

Në një dokument të publikuar në bursë, kompania shpjegon se ka vështirësi në matjen e numrit të këtyre abonentëve, pavarësisht tentativave për të ndalur veprime të tilla.

Sipas Facebook, 4.8 për qind e 955 milionë përdoruesve aktivë mund të përbëhet nga profile të dyfishuara, 2.4 për qind nga kompani ose ente jonjerëzore, si një kafshë shtëpiake, dhe 1.5 për qind nga profile të padëshiruara të aktivizuara për qëllime kriminale.

Top Channel