Ministria e Brendshme britanike ka vendosur se një nga më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare, Ndricim Sadushi duhet ekstraduar nga Londra për në Shqipëri dhe jo në Itali, ku kërkohet njëkohësisht.

Por i arrestuari i bandës së Tan Kateshit në Elbasan i dënuar në Shqipëri në mungesë për katër vrasje me paramendim në vitin 1997, tashmë rezulton se ka probleme psiqike dhe avokatët e tij thonë për Top-Channel në Londer se mbi këtë bazë ata po kërkojnë mos ekstradimin e tij në Shqipëri, gjasa që realisht mbesin minimale.

Në seancën e së hënës të zhvilluar në Londër avokatja e Sadushit tha se i kanë kërkuar autoriteve shqiptare se në cilin burg të specializuar mund ta vendosin Sadushin, por ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga Tirana.                                                   

Top Channel