Dhembje në bark… zbulon në trup një palë gërshërë

07/08/2012 16:40

Një i ri në Britaninë e Madhe pati nevojë për një ndërhyrje urgjente kirurgjikale, pasi mjekët kishin harruar brenda trupit të tij një palë gërshërë, gjatë një operacioni apandesiti.

Pajisja 15 centimetra e gjatë e përdorur në kirurgji ishte lënë brenda trupit të pacientit dhe u zbulua vetëm disa javë më pas nga rrezet X, pasi i riu ankohej për dhembje të vazhdueshme në atë zonë të trupit.

Julie Pearce, një kryeinfermiere e spitalit të Kentit, ku ndodhi edhe ky gabim, u shpreh për “Daily Mirror” se “këto janë ngjarje që nuk duhet të ndodhin dhe për fat të mirë ndodhin shumë rrallë. Në tre vitet e fundit, ky është rasti i vetëm në të cilin është regjistruar një gabim i tillë, ndonëse janë realizuar më shumë se 90 mijë operacione në këtë spital”.

Megjithatë, pavarësisht se kryeinfermierja deshi të mos dramatizonte çështjen, mediat britanike evidentuan se ky rast përbën një shkelje të qartë të rregullores, që qartëson se pas çdo operacioni, mjetet e përdorura kirurgjikale duhet të numërohen një më një.

Top Channel