Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Për të protestuar ndaj plagjiaturës së librave, shkrimtarja braziliane Vanessa de Oliveira ka vendosur të përdorë trupin e saj duke dalë gjysmë-nudo në një fushatë sensibilizimi mbi piraterinë editoriale.
Vanessa është bërë e njohur kohët e fundit në faqet e gazetave pasi është zhveshur edhe para selisë së qeverisë së Perusë në Lima. Shkrimtarja, një ish-prostitutë, kishte zbuluar se një nga gjashtë veprat e saj ishte shitur në mënyrë klandestine në disa nga kioskat e kryeqytetit peruan.
Këtë radhë Vanessa de Oliveira do të zhvishet ditën e dielë në një librari të Bulevardit Paulista, më i rëndësishmi i San Paolos.
“Do të kem në trup vetëm të mbathurat për të ndërgjegjësuar njerëzit. Gjithashtu më pëlqen të rri e zhveshur. Shumicën e librave e kam shkruar nudo në fakt”, ka thënë shkrimtarja braziliane.
Top Channel