Xhamajkë, suksesi i Bolt, festë kombëtare

06/08/2012 16:10

Një ishull me tre milionë banorë në Karaibe dhe i rrethuar nga të gjitha anët nga Oqeani Atlantik, Xhamajka njihet për pak gjëra përveç faktit që është atdheu i njerëzve më të shpejtë në botë.

Prandaj, siç mund të pritej, për këtë ishull formalisht ende pjesë e kurorës së Mbretërisë së Bashkuar, finalja olimpike e 100 metrave është një moment gjatë së cilit i gjithë kombi mban frymën.

Usain Bolt, i ndjekur nga bashkëkombasi i tij Blake, edhe një herë më shumë tregoi se është praktikisht i pakapshëm, ndërsa fitoi një titull të dytë pas atij të Pekin 2008, duke vendosur një rekord të ri olimpik.

Shija e suksesit bëhet edhe më e veçantë duke pasur parasysh se midis tetë finalistëve, pesë ishin njerëzit më të shpejtë të historisë, ish-rekordenë bote apo ish-kampionë olimpikë, si xhamajkani Asafa Powell, amerikanët Gay e Gatlin dhe vetë Blake.

E ndërkohë, ndërsa Bolt postoi në “Twitter” rreth orës tre të mëngjesit foto të festës së tij personale, ku spikaste edhe ajo e tija me anëtarët të ekipit të hendbollit suedez në parti, tre milionë xhamajkanët pushtuan rrugët e kryeqytetit Kingston dhe qyteteve të tjera të vendit, në një shfaqje të rrallë krenarie kombëtare, që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Top Channel