Mali Fuzhi në rrezik nga vullkani

06/08/2012 00:00

Presioni në dhomën magmatike në malin Fuzhi është në ato nivele që mund të shkaktojë një shpërthim vullkanik.

Fenomeni, sipas Institutit kombëtar të kërkimit për shkencat e Tokës, është i lidhur me tërmetin-tsunam të vitit 2011 dhe me një lëkundje me magnitudë 6.4 ballë të ndodhur në Japoninë qendrore 4 ditë më vonë.

Megjithatë, presioni i rritur nuk është i vetmi faktor rreziku, edhe pse deri tani Fuzhi-san nuk ka dhënë sinjale rizgjimi.

Mali në fjalë është më i larti në Japoni dhe ndodhet në ishullin Honshu, me një lartësi prej 3.776 metra. Hera e fundit që vullkani i tij shpërtheu ishte në vitin 1707.

Mali ndodhet rreth 100 kilometra në jug-perëndim të Tokios dhe mund të shihet prej andej në rast se moti është i mirë. Fuzhi është një kon i veçantë simetrik dhe është i mbuluar nga dëbora në pjesën dërrmuese të vitit.

Gjithashtu, ai konsiderohet si një nga simbolet kryesore të Japonisë dhe ka vazhdimisht vizitorë e alpinistë që joshen nga maja e tij. Ai ka disa parqe, të cilat pritet të bëhen pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore (më shumë sesa natyrore) Botërore. 

Top Channel