Roboti Curiosity është ulur në sipërfaqen e Marsit në orën 07:31 të mëngjesit të sotëm me orën shqiptare.

Kjo sondë është projektuar nga NASA për të kërkuar gjurmë jete në planetin e kuq. Zbritja e Curiosity në Mars ka sjellë entuziazëm të madh jo vetëm tek teknikët e NASA-s, por edhe tek miliona personat që e kanë ndjekur eventin direkt në internet apo në rrjetet shoqërore.

Pak minuta pas uljes, Curiosity ka dërguar në Tokë pamjen e parë: një nga rrotat e mbështetura në sipërfaqen e kuqe të kraterit Gale.

Ulja e robotit që është i madh sa një makinë, por që peshon më shumë se 1 ton, ka zgjatur 7 minuta.

Misioni i Curiosity do të zgjasë dy vjet dhe është konsideruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një mision historik.

“Është një arritje teknologjike e paprecedent. Amerika ka shkruar historinë”, theksoi Obama.

Top Channel