Në Agueda të Portugalisë është krijuar një art-instalacion nga vetë bashkia e qytetit të vogël luzitan me çadra të ngjyrave të ndryshme që rrinë varur mbi rrugica.

Kjo iniciativë është pjesë e një festivali tradicional të quajtur Agitagueda. Fotot janë realizuar nga Patricia Almeida.

35-vjeçarja deklaroi: “Është diçka shumë e thjeshtë që është bërë për qytetin, por i ka bërë njerëzit shumë të lumtur. Është e pabesueshme mënyra se si ka ndikuar në humorin e tyre.”

Top Channel