AK: Bregdeti pasuri kombëtare, jo qeveritare

05/08/2012 11:00

Aleanca Kuqezi ka zhvilluar një protestë në qytetin e Vlorës në bregun e “Ujit të Ftohtë”.

AK dhe simpatizantët e saj kanë protestuar për betonizimin e bregdetit të Vlorës.

Në deklaratën e tyre përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi nuk lanë pa akzuar qeverinë bashkë me pushtetin lokal për këtë fenomen. Mes të tjerave AK tha se Berisha po përdor bregdetin për të pastruar para.     

“Bregu nuk është në pasuri qeveritare, por pasuri kombëtare. Ligji nuk i lejon pallatet 100 metra larg detit, qeveria i fut ndërtimet në det. Berisha përdor bregdetin për të pastruar para, ndërsa ne do të shkatërrojmë cdo pallat. Ndërkohë që demokratët ndërtojnë pallate, kryebashkiakët i nënshkruajnë vendimet. Premtojmë se sezonin e ardhshëm turistik ne do t’i kthejmë bregun Vlorës”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të Alancës Kuq e Zi.
 

Top Channel