Delfini që adhuron basketbollin

03/08/2012 11:00

Në Kubë jeton një delfin që shumë mirë mund të ishte pjesëmarrës në Olipiadën e Londrës në një nga ekipet e basketbollit.

Një fotograf amator nga Sllovenia i ka bërë disa foto të gjitarit duke bërë kosha të njëpasnjëshëm në pishinën e tij.

“Unë i pëlqej shumë delfinët dhe erdha në Kubë për të parë disa në akuadrom. E dija që ishin kafshë shumë të zgjuara, por u habita jashtë mase kur pashë këtë delfin duke luajtur basketboll”, shprehet Sergio.

“U mundova të bëja foto sa më të bukura, por spektakli ishte aq i mahnitshëm se më iku përqendrimi nga aparati fotografik”, shtoi slloveni.

Top Channel