“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante…
Prindërit e një fëmije indian që ka pësuar tortura të ndryshme do të përballen me burgun me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Abuzimet e çiftit indian ndaj fëmijës së tyre nisën kur Shaurya ishte vetëm 3 vjeç dhe drejtësia për djalin tashmë 13-vjeçar ka ardhur nga gjyshërit e tij nga ana e nënës, të cilët para disa kohësh kanë nisur betejën ligjore.
Nëna biologjike e Shaurya ka ndërruar jetë kur fëmija ishte shumë i vogël dhe djali ka jetuar me babain dhe njerkën. Sipas ‘The Times Of India’, Shaurya ka dëshmuar në gjyq se prindërit e mbyllnin në një dhomë pa ushqim dhe rrihej rregullisht me thupra.

Gjithashtu ka thënë se disa herë e kanë goditur me shkop në gojë duke i thyer disa dhëmbë. Cifti nuk i ka pranuar akuzat duke u mbrojtur se fëmija ka qenë “i veçantë” që në lindje. Gjithashtu shtuan se dëmtimet e dukshme fizike të djalit janë pasojë e rënies nga shkallët dhe tavolina kur ka qenë i vogël.
Tashmë prindërit “përbindësh” rrezikojnë burgim të përjetshëm. Fati i tyre do të mësohet gjatë kësaj jave.
Top Channel