Rihanna kalon dy net me Chris Brown

31/07/2012 16:45

Javën e kaluar qarkulluan zëra se Rihanna dhe Chris Brown u takuan në mbrëmje vonë në jahtin e këtij të fundit në Francë dhe tashmë detajet e asaj mbrëmjeje kanë dalë në dritë.

Dy këngëtarët janë takuar me njëri-tjetrin dy netë rresht dhe sipas revistës ‘Look’ Rihanna ishte shumë e lumtur që do të rrinte në St. Tropez me atë që e quajti “të dashurin” e saj.

Këngëtarja nga Barbados është ndarë nga këngëtari amerikan tre vite më pare pasi Brown e dhunoi fizikisht, por duket se do të bëjë publike shumë shpejt rilidhjen me të.

Një burim tha për revistën ‘Look’: “Rihanna ishte shumë e lumtur kur mori vesh që Brown ishte në Francë. Me mesazh i dërgoi në celular disa veshje që ai të zgjidhte kë të vishte ajo në takim.”

Top Channel