Plakuni si Mourinho, Clooney apo Obama

31/07/2012 12:30

Ndërsa plakja është një proces i pashmangshëm, një faqe e re në internet është specializuar në dhënien e këshillave për të gjitha ata burra që kalojnë gjysmë shekulli jetë.

I quajtur greyfoxblog.com, forumi online jep këshillat e tij për një plakje të shëndetshme, duke i ngjasuar njëkohësisht VIP-ave si George Clooney, Barack Obama apo Jose Mourinho.

Blogu, i cili deri më sot ka grumbulluar 50 mijë vizitorë, është në të vërtetë një guidë online, e cila sipas krijuesit të saj, jep këshilla lehtësisht të zbatueshme.

Midis artikujve të fundit të publikuar nga faqja përfshihen edhe disa për Princin Charles, muzikantit Paul Weller apo çiklistin Bradley Evans.

Vetë krijuesit i blogut, 57-vjeçari David Evans, deklaroi: “Prej disa vitesh, më duhet të pranoj se nuk ndihem më në rregull me pamjen time. Plakja nuk është një proces i thjeshtë dhe gjithmonë e më shpesh pyes veten se çfarë mund të vesh për t’u dukur mirë. Blogu synon pikërisht të ndajë eksperiencë të vlefshme dhe të jetë i dobishëm për të gjithë ata njerëz që nuk përshtaten dot lehtësisht me moshën e tyre dhe avancimin drejt pleqërisë”.

Top Channel