Pas dy protestave ne zonen e Maqellarës dhe pretendimeve se banoret i
kanë paguar faturat, specialistët e kompanise CEZ kanë nisur kontrollin
banesë më banesë për të verifikuar situatën.

Banorët me faturat dhe librezat e pagesave ne dore kane kerkuar rikthimin e energjise. Sipas specialisteve te CEZ, kabinat me 100 perqind debitore nuk do ndizen me.

Kryetari i komunes Maqellare ngulmon ne faktin se banoret e paguajne energjine.

CEZ ka vendosur shkeputjen e energjise elektrike ne zonat ku banoret nuk paguajne faturat.
 

Shupenzë, banorët protestojnë për energjinë

Banoret e komunes Shupenzë kanë rrethuar nënstacionin elektrik duke kërkuar rikthimin e energjisë elektrike.
CEZ ka shkëputur rrjetin ne zone me arsyetimin se nuk paguhen faturat e energjise dhe banoret zgjodhen te protestojne. Ne hyrjen e nenstacionit ndodheshin efektive te policise ndersa banoret thone se kane paguar faturat.

CEZ shkeputi energjine ne gjithe zonen dhe ne nenstacion ne menyre qe mos ndodhte ndonje incident.

 

Top Channel