Studimi se si lopët bëjnë miq

30/07/2012 17:30

Mënyra se si lopët bëjnë miq do të hetohet në një studim të çuditshëm 3-vjeçar.

Ekspertët e veterinarisë në Britani kanë vendosur që t’i vendosin lopëve një qafore, e cila do të tregojë më shumë për zakonet e tyre të përditshme dhe mënyrën se si ndërveprojnë me njëra-tjetrën.

Lopët konsiderohen si ndër kafshët më miqësore me njeriun dhe me njëra-tjetrën.

Qëllimi i studimit është përmirësimi i shëndetit dhe i rendimentit të qumështit të lopëve të tyre, diçka që ka një lidhje direkte me humorin dhe gjendjen psikologjike të kafshës.

“Të dhënat që vijnë nga kafshët e egra tregojnë se mënyra se si ndërveprojnë midis tyre ka një lidhje direkte në shëndetin dhe mirëqënien e tyre. Zbulimi i këtij çelësi tek lopët mund të ndikojë në një rritje të rëndësishme në rendimentin e prodhimit të qumështit”.  

Top Channel