Robert Pattinson largohet nga “çerdhja e dashurisë”

30/07/2012 09:20

Robert Pattinson është larguar nga mansioni 6 milionë dollarësh ku banonte me Kristen Stewart, ose shpirtin e tij binjak siç e quante aktori britanik partneren e tij në jetë dhe profesion.

Dashuria mes protagonistëve të sagës ‘Twilight’ mori fund kur disa ditë më parë u publikuan disa foto të Stewart duke u puthur me regjisorin 41-vjeçar Rupert Sanders, i cili është i martuar dhe prind i dy fëmijëve.

Pattinson, sipas mediave rozë, nuk flet më me ish të dashurën e tij dhe është mbyllur në vetvete. Një burim për ‘The Sun’ theksoi: “Robert po e kalon kohën vetëm duke luajtur në kompjuter.”

Edhe pse për momentin Robert Pattinson nuk dëshiron të flasë me Kristen Stewart, çifti do të takohet në premierën e filmit ‘Twilight, Breaking Dawn Part 2’, në nëntor.

Në një komunikatë të lëshuar nga aktorja, e cila e ka njohur regjisorin Rupert Sanders në sheshxhirimin e filmit “Borëbardha dhe Gjahtari”, lexohet: “Më vjen shumë keq për dhembjen që kam shkaktuar tek personi që dashuroj dhe respektoj më shumë në botë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA