Nga dieta të ndryshme, në produkte të tjera kozmetike, janë të shumtë produktet që pretendojnë se mund të shkaktojnë humbje të rëndësishme në peshë.

Së fundmi, këtyre produkteve u është shtuar për befasinë e të gjithëve edhe një parfum, i zhvilluar nga kompania franceze Robertet.

I quajtur “Prends-moi” (më merrni), parfumi në fjalë pretendon se ka veti të shumta, midis të cilave edhe ajo e relaksimit apo humbjes së peshës.

Sipas prodhuesve, parfumi në fjalë është në gjendje që të kombinojë aromaterapinë me neurokozmetikën, duke krijuar mbi lëkurë një ndjesi të vazhdueshme freskie.

Njëkohësisht, formula e përbërë nga përbëres si kafeina, karnitina dhe spirulina, është në gjendje që të aktivizojë dy përbërës që kanë një rol direkt në shpërbërjen e yndyrrnave, rrjedhimisht edhe dhjamrave të depozituar në trup.

Në një studim të kryer mbi një grup vullnetaresh të moshave 18-70 vjeçare, 75% e tyre dëshmuan se pas përdorimit të parfumit, patën një reduktim në oreks, ndërsa 73% dëshmuan një ndienjë të vazhdueshme kënaqësie në lëkurë.

Top Channel