Mes plumbave që vërshëllejnë, bombardimeve që vijnë nga ajri, luftimeve shtëpi më shtëpi, mungesës së energjisë elektrike, ushqimeve, medikamenteve dhe ujit, jeta në qytetin e dytë më të madh sirian është shndërruar në një ferr të vërtetë.

Aktualisht, forcat e Assad kanë lëshuar një ofensivë të përgjakshme ndaj kryengritësve, që shtinë në dorë Alepon vetëm pak javë më parë.

Në pritje të luftimeve, shumë po përshtaten si të munden, duke krijuar vendstrehime të improvizuara, ndërsa njëkohësisht furnizohen aq sa munden me ushqime.

Megjithatë, pjesa më e madhe e dy milionë banorëve të qytetit ose ka marrë arratinë, ose është zënë në kurth në zonat e luftimit.

Më e keqja është se ekspertët vlerësojnë se asnjëra palë ndërluftuese nuk ka një avantazh të madh për momentin, prandaj beteja urbane mund të vazhdojë për javë ose edhe muaj të tërë.

Ndërkohë, disa fotografë guximtarë të mediave ndërkombëtare arritën ditën e dielë në rrethinat e Alepos, duke dokumentar me aparatet e tyre gjendjen katastrofike dhe shpërnguljen masive të banorëve fatkeq të kryeqendrës siriane të veriut.

Top Channel