Flamuri amerikan në Hënë edhe pas 40 viteve

30/07/2012 17:25

Kanë kaluar më shumë se 40 vite nga zbritja e njeriut të parë në Hënë, amerikanit Neil Armstrong dhe gjurmët e këtij misioni historik që “rindezi” luftën për pushtimin e hapësirë mes Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik, mbeten ende atje.

Në imazhet e kapura nga sonda hapësinore e NASA-s,  “Lunar Reconnaissance Orbiter” vërehen qartë imazhet e flamujve amerikanë të ngulur në Hënë gjatë misionit hapësinor Apollo në vitin 1969.

“Nga imazhet e marra duket qartë që flamujtë amerikanë ndodhen ende atje, në Hënë dhe vazhdojnë të bëjnë hije”, thotë shkencëtari i NASA-s, Mark Robinson.

Neil Armstrong ishte njeriu që hodhi hapat e parë në Hënë, e pas tij edhe ekuipazhi i Apollo-s, program hapësinor i ngritur posacërisht nga presidenti amerikan, Kennedy në vitin 1961 me misionin e zbritjes së një njeriu në Hënë dhe rikthimit të tij shëndoshë e mirë sërish në Tokë.

Top Channel