Fotografi i pasionuar pas natyrës Alket Islami, i cili ka realizuar albumet e famshme të natyrës shqiptare të fotografuara nga ajri, ka hartuar edhe albumin e parë me imazhet nga ajri të natyrës së një vendi tjetër, si Azerbajxhani.

Male, rivierë e mrekullueshme detare, hapësirë e magjishme shkretëtire, ndërtime të vjetra që flasin përtej antikitetit dhe ndërtime të reja që të ftojnë drejt një dimensioni të ri.

Të gjitha këto fotoreporteri Alket Islami i sjell përmes objektivit të tij, si gjithmonë nga ajri, por në një tjetër hapësire gjeografike.

Autori i dy albumeve “Albania from the air” sapo ka përfunduar punën për volumin e parë, “Azerbaijan from the air”.

Shih videon

Top Channel