Nuk është pamja, personaliteti apo joshja ajo që gratë kineze konsiderojne si asetin më të rëndësishëm të njeriut që do të zgjedhin për partner jete.

Kriteri numër një i përzgjedhjes së bashkëshortit, siç tregon një studim i kryer së fundi, janë paratë që ai fiton. “Jiayuan”, faqja e internetit më e madhe e takimeve online në Kinë organizoi një mbrëmje masive, me pjesëmarrjen e qindra beqarëve, të cilët u pyeten se çfare shihnin më së pari tek njeriu që do të donin të kishin në krah. Shumica e femrave nuk hezituan të pergjigjen: të ardhurat dhe stabilitetin financiar.

”Për mua, bashkëshorti duhet të ketë një punë të mirë me perspektivën e promovimit dhe rritjes se rrogës. Duhet të jetë njeri shumë punëtor dhe kur të martohemi, duhet patjeter të ketë shtëpinë e tij”, deklaroi një prej vajzave të pranishme.

”Duke pasur parasysh sa e shtrenjte është bërë jetesa në Shangai, mendoj se duhet të fitojë e pakta 10.000 juane apo 1.600 dollarë amerikane në muaj”, shtoi një beqare e dytë.

Edhe në mesazhet e postuara lidhur me mbrëmjen, femrat shprehën preferencën e qartë për mashkullin e mirëpaguar. Pamja dhe cilësitë e tjera zbrisnin në plan të dyte.

Ekspertët megjithatë thonë se edhe pse vëmendja mund të përqendrohet tek faktori material, interesat e përbashketa dhe karakteri mbeten elementët më të rëndësishëm të martesave, sidomos tek të rinjtë.

Top Channel