SHBA, test ADN-je edhe për macet

28/07/2012 21:50

Doni të njihni parardhësit e maces tuaj? Të dini nëse është racë e pastër apo nga cila zonë e botës vjen?

Laboratori i gjenetikës pranë Universitetit të Kalifornisë ka elaboruar një test ADN-je posaçërisht për felinët.

Mjafton të porosisni pajisjen në shtëpinë tuaj, të merrni një kampion nga qimet e maces dhe pas 15 ditësh do të vijë rezultati.

Sipas ekspertëve, rezultati është i saktë në 90 për qind të rasteve. Ndërsa prejardhja gjeografike e maces lokalizohet përmes databazave botërore.

Top Channel