Pushtohet nënstacioni i Kukësit

27/07/2012 00:00

Banorët e fshatit Breglum të komunës Tërthorë në Kukës pushtuan me forcë ambjentet e nënstacionit elektrik për shkak se CEZ iu ka prerë energjinë elektrike.

“Kemi diskutuar me kryetarët e komunës, edhe me zyrtarët e Kukësit, nuk na kanë nxjerrë asnjë problem, por drita s’kemi. C’të bëjmë?”, thotë një prej banorëve.

Policia ka ndërhyrë për të larguar banorët, ndërsa kompania CEZ ka shkëputur rrjetin duke lënë pa energji gjithë Kukësin, për të evituar ndonjë aksident.

Banorët e kësaj zone thonë se tokat e tyre janë zënë nga ujëmblëdhësi i Fierzës. “Ky fshat asnjë të punësuar nuk ka, të gjithë jetojnë me mbështetje sociale”, shprehet një banor tjetër. S

ipas CEZ, asnjë prej banorëve nuk e paguan energjinë elektrike. Nga ana e tyre banorët thonë se jetojnë në varfëri, për shkak se tokat janë përmbytur nga uji i liqenit, banesat janë izoluar nga ndërtimi i rrugës së re dhe asnjë prej tyre nuk është i punësuar.

Vetëm ndërhyrja e policisë ka larguar banorët nga ambjentet e nënstacionit elektrik të Kukësit, duke bërë të mundur rikthimin e energjisë në qytetin e Kukësit.

Top Channel