Flaka olimpike në metrat e fundit të rrugëtimit

27/07/2012 00:00

Pishtari me flakën olimpike është në metrat e fundit të mbërritjes së tij në stadiumin olimpik të Londrës ku gjithcka është gati për ceremoninë madhështore të hapjes së lojërave.

Flaka mbërriti në lumin e Londrës ku nën sytë e mijëra britanikëve u kalua dorë pas dorë nga sportistët që do të marrin pjesë në këtë olimpiadë e të tjerë ish-sportistë britanikë me emër që kanë marrë pjesë në olimpiada të kaluara, nën tingujt e muzikës dhe mes ngjyrave të flamurit Britanik dhe atij të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Numri i spektatorëve e vendosur në anë të lumit për të parë kalimin e flakës tejkaluan parashikimet e më optimistëve duke mbushur plot dy anët e lumit, madje edhe duke hyrë në ujë.

“Kjo është një verë e vecantë dhe të bëhesh pjesë e jubileut hapës është madhështore”, thotë spektatore e pranishme në parakalimin e flakës olimpike.

Më mbërritjen në stadiumin olimpik ku do të ndezë kupën e zjarrtë të lojërave që do të qendrojë e ndezur deri në përfundim të tyre më 12 gusht, flaka olimpike përfundon rrugëtimin e saj rreth 13 mijë kilometër, nga Pekini në Londër.

Top Channel