Debuton Mountain Lion OS X, përditësimi i sistemit operativ të Mac-ut të Apple.

Përmban mbi 200 risi më shumë krahasuar me Lion-in e mëparshëm dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë iOS-së, bota e lëvizshme që në vjeshtë do të jetë në dispozicion të përdoruesve në versionin numër 6.

Mes risive të Luanit të Malit janë një mbështetje më e mirë për iCloud; Gatekeeper për të menaxhuar se çfarë do të instalohet; më shumë integrim me Twitter dhe Facebook; mesazhe në vend të iChat; dhe AirPlay Mirroring për integrimin me Apple TV.

Top Channel