Të varur në “çatinë” e Nju Jorkut

25/07/2012 18:15

Mbi 300 metra nga rrugët e Nju Jorkut, kati i 93-të i qiellërvishtësit që po ndërtohet në vendin ku qëndronin dikur “World Trade Center” është një prej vendeve më të rrezikshëm të punës në botë.

Pezull mbi tokë, të lidhur vetëm me një litar si mjet sigurie, punëtorët e ndërtimit duhet të lidhin platformat metalike, që do të shërbejnë si bazamenti i kateve të ardhshme që do të ndërtohen.

Kur të përfundojë, “krenaria” e re e Mahnattan do të jetë një lartësi prej 416 metrash, mbi 50 metra më e lartë se kulla e Eiffelit dhe pas kësaj, një shtyllë telokomunikacioni e lartë 125 metra do të vendoset mbi çati.

Qiellgërvishtësi do të nisë nga funksionimi në vitin 2013, ndërsa e gjitha puna do të përfundojë në 2014-n.

Top Channel