Shtyhet kërkesa për kontroll në Ministri

25/07/2012 00:00

Kërkesa e deputetëve socialistë për kontrollin në Ministrinë e Mbrojtes
ende vazhdon të mbetet pezull. Nga mbledhja e fundit e Komisionit të
Sigurise ishte vendosur që të hënën e kësaj jave të ridërgohej një
kërkese e re nga parlamenti për Ministrine e Mbrojtjes.

Por Komisioni nuk kishte kuorumin per t’u mbledhur, pasi deputet demokrate munguan ne mbledhjen e radhes.

Dergimi i kerkeses u shty per nje afat te pacaktuar. Edhe pas institimit te socialisteve per te mbledhur komisionin dhe per te vendosur menyren e mbikëqyrjes parlamentare, kreu i Komisionit Leonard Demi, nuk ka vendosur ende mbledhjen.

Top Channel