Shkrirje masive e akujve të Groenlandës

25/07/2012 09:25

Shtresa e madhe e akullit të Groenlandës u dobësua në përmasa të “paprecedenta” vetëm në tetë ditët e fundit.

NASA thotë se shkrirja ka prekur 97 përqind të sipërfaqes së mbuluar me akull të Groenlandës, më shumë se dyfishi i shkrirjes normale, që përfshin jo më shumë se 40 përqind të sipërfaqes së ishullit të akullt.

Thuajse gjysma e akujve të Groenlandës preken nga shkrirja në 3 muajt e stinës së ngrohtë, por me ardhjen e vjeshtës rikthehet normaliteti. Por ajo që shkencëtarët dhe studiuesit e quajnë si një fenomen të jashtëzakonshëm, është prekja e thuajse gjithë territorit të ishullit nga shkrirja në vetëm 8 ditë.

Shkencëtarët e shpjegojnë këtë me kalimin e një rryme të ngrohtë ajrore mbi Groenlandë, megjithatë shumë mbeten skeptikë për këtë, duke thënë se sërish shkrirja në 8 ditë nuk do të ishte në të tilla përmasa.

“Kur shohim shkrirje të akullit në zona që nuk janë parë ndonjëherë, të paktën në 30 vjet vëzhgim me satelit të Groenlandës, vetvetiu lind pyetja; çfarë po ndodh?”, deklaron Ëaleed Abdalati, shkencëtar i NASA-s.

NASA thotë se nuk është në gjendje të përcaktojë nëse kjo shkrirje masive e akujve të Groenlandës ka ndodhur edhe më parë, apo është pasojë e ngrohej globale.

Top Channel