Të zgjedhurit vendorë nga Partia Socialiste të disa njësive bashkiake në
Tiranë, kanë renditur një mori pakënaqësisht dhe ankesash në drejtim të
Bashkisë së kryeqytetit drejtuar prej Lulzim Bashës.

Ata u shprehën për moskoordimin të aktivitetit të njësive të tyre me bashkinë e Tiranës, duke mos mundur të përfitojnë fonde, gjë e cila është duke u reflektuar në moseficencën në shërbim të qytetarëve.

Saimir Tahiri, kryetar i PS-së së Tiranës, duke analizuar punën 1-vjeçare të Lulzim Bashës, e quajti ate te deshtuar.

“Sot banorët e Tiranës e dijnë që qyteti i tyre nuk qeveriset. Prej 1 viti Lulzim Basha rri mbyllur në zyrë, ditët kur nuk është jashtë vendit. E aq rrallë sa del, i këput ndonjë të qeshur. Pas tij është Mon Kukaleshi, i famshmi kunat. Personazhi tipik që zhvat dhe qindarkat nga letra e boja printit,posterat, aktivitetet e deri te lejet, licencat, taksitë, plehrat dhe gjithcka kalon Bashkinë e Tiranës. E pas kunatit të shokut Lul është Kapterri. Personazhi gati komik që brenda bashkisë godet gratë pasi pushohen nga puna, e jashtë bashkisë sekuestron kanaçe dhe karrocat e romëve, që po i prishin shefave biznesin e riciklimit të parave. Luli, Moni dhe Kapterri. Këta janë njerëzit që sot mbajnë pushtetin në emër të qytetarëve të Tiranës. Për të tjerat mendon Sali Berisha. Zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet e përgjithshme të vitit tjetër, janë mundësia për shpagim, por janë edhe mundësia jonë për të ndezur shpresën. Për shpagim ndaj atyre që tallen në karrike me taksat e qytetarëve dhe përqindjet e klientëve, ndaj atyre që votën e qytetarëve e kanë biznes dhe po kështu kanë edhe qeverisjen. Zgjedhjet e ardhshme janë shpagimi i qytetarëve të ndershëm, ndaj matrapazëve dhe dallkaukëve, për t’i dhënë vetë qytetarëve mundësinë të qeverisin vërtetë”, tha Tahiri.

Zoti Tahiri renditi një sërë premtimesh të pambajtura nga Lulzim Basha si ulja e taksave, mjedis të pastër e të gjelbër, takimet intensive me qytetarët, hipotekimin e shtëpive apo marrjen fund të mësimit me dy turne në shkolla.

Top Channel