Një pilulë kundër sëmundjeve të trurit

25/07/2012 17:30

Një pilulë që ka potencialin të luftojë me efikasitet sëmundje si Alzeimer, skleroza e shumëfishtë apo parkinsoni u prezantua ditën e mërkurë nga shkencëtarët.

Nëse mjekimi do të jepet në fazat e para të Alzeimer apo Parkinsonit, ai mund të ngadalësojë përshpejtimin e sëmundjes me ritme aq të ulta, sa që ajo të mos shfaqet kurrë plotësisht.

Ilaçi në fjalë ndikon për të luftuar inflamacionin tru, i cili besohet se është të paktën pjesërisht përgjegjës për krijimin e kësaj gjendje degjenerative të qelizave celebrale, ndërsa njëkohësisht bëhet përgjegjës edhe për infakte apo trompoza.

Testimet e para të kryera në kafshë kanë qenë tepër inkurajuese dhe mjekimi ka marrë aprovimin për t’u përdorur edhe në njerëz, ndonëse të dhënat e para nuk janë bërë ende publike.

Sipas asaj që është verifikuar tek kafshët e prekura nga këto sëmundje të trurit dhe sistemit nervor qëndror, mjekimi ishte në gjendje të bllokonte një prej hallkave kryesore të zhvillimit të sëmundjes.

Dy prej barnave të prodhuara nga kompani farmaceutike, të quajtur MW151 dhe MW189, janë patentuar ndërkohë nga shkencëtarët e Universitetit të Çikagos.

Së shpejti, mjekimi mund të dalë në treg dhe të përdoret në tajtimin e Alzeimer, Parkinsonit, sklerozës së shumëfishtë, sëmundjeve moto-neurotike, dementias së përkohshme apo kundër komplikimeve si rrjedhojë e traumave të pësuara në kokë.

Top Channel