Vullkanet janë ndër fenomenet më të rrezikshme të natyrës, ndërsa llogaritet se një shpërthim gjigant, mund të jetë në gjendje të shfarrosë të gjithë jetën në Tokë.

Shpërthimi i llavës mbi 1 mijë gradë celcius dhe i gurëve nga nëntoka, shoqërohet me çlirimin e gazrave helmues, në gjendje që së bashku me hirin vullkanik, të pengojnë deri me dekada përshkrimin e atmosferës nga drita e diellit, duke rikthyer kështu në planet epokën e akullnajave.

Dhe të gjithë këto shkatërrime, pa llogaritur tërmetet që paraprijnë apo pasojnë shpërthimin e çdo vullkani.

Megjithatë, ndërsa pothuajse çdo njeri në planet do të preferonte të qëndronte sa më larg një shperthimi te tille nëse do të kishte mundësi, disa shkencëtarë të çmendur përpiqen të jenë sa më afër, madje aq sa të rrezikojnë të përfshihen nga lumenjtë e llavës.

Pas vizitës në disa prej vullkaneve më aktivë në botë, në Niragongo në Republikën Demokratike të Kongos apo në Etna, në Itali, një grup shkencëtarësh publikoi të mërkurën një grup fotografish me të vërtetë të rralla, e vizitave të tyre në “zemër” të vullkaneve.

Top Channel