Livia tregon arsyen pse u nda nga Mevlani: Kam dalë me një futbollist shqiptar…

21/05/2024 10:17

Livia ish-e dashura e Mevlanit ka qenë e ftuar në “Procesin Sportiv” në Top Channel, ku ka treguar se sa tifoze e zjarrtë është ndaj futbollit.

E pyetur nga Manushi se cila ishte arsyeja që u nda nga Mevlani, ajo shprehet se të dy ishin kokëfortë. Ndërsa përsa i përket nëse ka pasur ndonjë lidhje me një sportist, ajo shprehet se ka dalë me një futbollist shqiptar, por nuk ka preferuar të thotë emra.

Ed Manushi: Livia ti dashuri, sport, kështu gjërash, ke menduar ndonjë lidhje me një sportist? Sepse më pëlqen kjo bota jote me sportin.

Livia: E kam menduar sepse duke qenë një tifoze, e ndjek shumë futbollin, po kam dalë dhe me ndonjë futbollist me thënë të vërtetën, por…

Ed Manushi: Shqiptar apo të huaj?

Livia: No, no nuk e them. Shqiptar. Nuk ka shans që të them një emër.

Ed Manushi: Kush ishte shkaku jot i ndarjes së fundit?

Livia: Shkaku ishte që jemi të dy kokëfortë.

Ed Manushi: Hë thashë se mos ishte ky futbollisti.

 

Top Channel