Basha, 1 vit në krye të Bashkisë

25/07/2012 00:00

Një vit nga drejtimi i Bashkisë nga Lulzim Basha, këshilltarët socialistë
i kanë vënë përballë premtimet elektorale që bëri gjatë fushatës dhe që
sipas tyre nuk janë mbajtur.

“Sot qytetarët nuk i kanë marrë ende hipotekat, zyra e kryetarit Basha i mbylli dyert më shpejt se sa i hapi. Zoti Basha as në krye të herës nuk arriti të bëjë dicka, qoftë edhe të vogël për këtë qytet. Tirana nuk është sheshi i pazarit për klientë dhe miq të klientëve. Heshtja për goditjen e Parkut Kombëtar, që ju të gjithë e keni parë, mungesa e transparencës, mungesa e projektit, mungesa e lejes së ndërtimit, janë dëshmi tronditëse e barbarisë dhe shkatërrimit. Tirana rrezikon të mos jetë qyteti i qytetarëve, duke u tentuar të kthehet në peng të konfliktit të klientëve të qeverisë, i konfliktit politik brenda partisë zotit Basha, peng i interesave që vrasin çdo ditë transparencën dhe lartësojnë korrupsionit. Kryeqyteti po i largohet qytetarëve, ndaj po i kërkojmë kryebashkiakut, t’ia kthejë atë komunitetit”, tha Dalipi.

Ne premtimet e kryetarit Basha perfshihet edhe Karta e Studentit, me disa lehtesira, e cila pritet te jete gati ne vitin e ardhshem akademik.

Basha premtime të reja

Por pas një viti pune, kryetari i Bashkise Lulzim Basha premton se brenda ketij viti qytetaret do te kene ne dore hipotekat, nderkohe qe deri me tani jane dhene vetem leje perdorimi.

“I kemi dhënë mbi 24 mijë qytetarëve tapitë, apo lejet e përdorimit për tapitë e tyre dhe nuk do të pushojmë derisa çdo qytetar të ketë në dorë tapinë e banesës. Në këtë kuadër arritja më e spikatur dhe premtimi më i madh i mbajtur është përfundimi i Planit Urban të Tiranës. Me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim po përfundojmë procesin e koncensionimit të terminalit të ri multimodal të pasagjerëve në hyrje të Tiranës. Unaza e Madhe, kjo vepër e rëndësishme strategjike, e parashikuar edhe në Planin Urbanistik është në proces të ndërtimit. Në bashkëpunim me sektorin privat është dhënë leja koncesionare dhe pritet së shpejti të nisë puna për parkimin e parë nëntokësor në Tiranë në sheshin “Italia”.Sa i përket ndërtimit të tramit, gjatë këtij viti bashkia ka kontaktuar dhe vënë në rrugë të mbarë procesin e gjetjes së modelit të financimit”, tha Basha.

Basha premton kredi per bisneset e vogla dyfishim te gjelberimit brenda viti 2013, rikonstruksionin e shtratit te lumit Lana e tjera projekte qe kane te bejne me transportin publik, varrezat murale, rikualifikimin e 47 rrugeve, ndertimin e 15 shkollave, ngritjen e Qendrës se Kontrollit te Trafikut urban e te tjera.

Top Channel